Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së: Ne nuk e filluam luftën, por po e përfundojmë atë
dp

Lexo edhe“Shqiptari po pinte kafe 300 metra ku ra bomba”, flet sipërmarrësi nga Dubai

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka dhënë një konferencë për media.
Ai filloi duke thënë se operacioni ndaj Iranit, nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Donald Trump, është operacioni ajror më vdekjeprurës, më kompleks dhe më preciz në histori.
“Ne nuk e filluam luftën, por nën Presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë”, thotë ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe“Shqiptari po pinte kafe 300 metra ku ra bomba”, flet sipërmarrësi nga Dubai
Ai paralajmëroi po ashtu se kushdo që vret ose kërcënon amerikanët do të ndiqet nga SHBA-të “pa kërkuar falje dhe pa hezitim”.
Hegseth thotë se është e logjikshme që regjime si Irani nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe se Trump ka “guximin” e nevojshëm për ta zbatuar këtë.