BallinaSportSejdiu pritet të marrë drejtimin e Prishtinës në verë

Sejdiu pritet të marrë drejtimin e Prishtinës në verë

Të ngjajshme

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Hajni vjedh para në një lokal të Komoranit, kapet nga policia

Një rast i vjedhjes është raportuar në një lokal...

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Prishtina, të mërkurën, është eliminuar nga Besa në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Por skuadra prej më të mëdhave në vend mund të përfitojë nga një zhvillim i pak ditëve më parë në klubin pejan.

Gani Sejdiu, trajneri mitrovicas prej më të vlerësuarve në vend, dha dorëheqjen nga Besa e Pejës, të dielën, menjëherë pas ndeshjes së humbur nga Trepça ’89. Dhe Sejdiu shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si trajner i Prishtinës. Por ai punën te skuadra e kaltër do të nisë vetëm në verë, kur Prishtina të fillojë përgatitjet për edicionin e ardhshëm 2017/18, shkruan sot Koha Ditore.

Natyrisht nëse arrihet marrëveshja me drejtuesit e Prishtinës. Kontaktet mes palëve kanë nisur tashmë, kanë njoftuar burime të gazetës brenda klubit.

Të martën, Sejdiu ka pasur takim me drejtues të Prishtinës. Në takim prezent ishin edhe gjermani Lutz Lindemann që është drejtor sportiv, por që aktualisht po e kryen edhe detyrën e kryetrajnerit, si dhe ndihmësi i tij, Mentor Miftari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz