back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSejdiu: PDK e LDK po bëhen bashkë, kundër Prishtinës

Sejdiu: PDK e LDK po bëhen bashkë, kundër Prishtinës

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj publikimeve të, siç thuhet, “punësime të militantëve pa konkurs”.

“Dosjet Pronto kane deshmuar kapjen totale qe Hashim Thaci dhe Kadri Veseli i kane bere institucioneve publike me ane te vegles/ndermjetesuesit Adem Grabovci.

Sot kjo kapje u shperfaq dhe u zhvesh ne plotni. Se pari RTK se bashku me portalet e tyre shperndan nje te pavertete te madhe, pastaj u munduan te barazojne Shpend Ahmetin me Adem Grabovcin, dhe tash vet Hashim Thaci qenka deklaruar qe keto qenkan te njejta.

Ndersa LDK e Isa Mustafes asnje fjale nuk e tha per keto pergjime, perkundrazi hesht sepse eshte vet pjese e ketij organizimi. Qe 14 vite qeverisin bashke, ne Komune deri ne vitin 2014 kur edhe u clirua Prishtina, ndersa ne nivel qendror ende.

Tash e nje kohe jane bashke, tash e nje kohe u munduan me bllokime. Tash perseri po behen bashke kunder Prishtines me instrumentet e ndertuara nga klani Pronto.

1 shtatori eshte afer, renia juaj edhe me afer, e clirimi i institucioneve qe i keni sakatosur nga paditunia, shantazhet dhe kercenimet menjehere pas”(sic.), thuhet në reagimin e Sejdiut në Facebook.

Të Fundit

Sport

ShowBiz