BallinaLajmeSejdiu: Astriti për 68 ditë nuk u intervistua asnjëherë për veprën e...

Sejdiu: Astriti për 68 ditë nuk u intervistua asnjëherë për veprën e tij

Të ngjajshme

Shtesa e përvojës: Si u shkelën të drejtat e rreth 90 mijë punonjësve të sektorit publik

Mësimdhënësi i matematikës, Qamil Hajdini, me mbi tri dekada...

Ministrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin...

Kurti e emëron Igor Mitiq zëvendësministër të Bujqësisë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Igor Mitiq në pozitën...

Nenkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel ka thënë se vdekja e Astrit Deharit është një vdekje e tmerrshme dhe është e shkaktuar nga shteti.

Sipas Sejdiut, Dehari nuk ishte intervistuar për ato 68 ditë sa ishte në paraburgim dhe ishte arrestuar në mënyrë të padrejtë.

“E kanë mbajtur 68 ditë dhe asnjë herë nuk është intervistuar për rastin që ka bërë, dhe pas këtyre ditëve vdes Astrit Dehari”, tha Sejdiu në Politikë.

Sejdiu shtoi se përgjegjësinë për këtë vdekje e ka shteti dhe për këto 10 ditë nuk ka asnjë përgjigjësi për këtë që ka ndodhë.

“Në një vend normal për këtë që I ka ndodhur Astritit do të shkarkoheshin por ky kryeministër dhe kjo Qeveri dojn t’i marrin privilegjet e pushtetit”, shtoi Sejdiu.

Nënkryetari i LVV-së tha se Astriti ka qenë një prej aktivistëve më të mirë që kanë pasur dhe mjaft aktiv, i dijshëm e poashtu edhe i formuar shumë politikisht.

“ Astriti ka qenë aktiv gjatë fushatës poashtu edhe në drejtorinë e Shëndetit Publik. Ata e morën aktivistin më të mirë në institucion të sigurisë dhe na e kthyen të vdekur”, tha Sejdiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz