BallinaLajmeSejdi Hoxha: PDK po diskuton të gjithë skenarët sa i përket çështjes...

Sejdi Hoxha: PDK po diskuton të gjithë skenarët sa i përket çështjes së presidentit

Të ngjajshme

Hamza në mbështetje të studentëve shqiptarë: Barazia dhe dinjiteti nuk negociohen

Bedri Hamza, kreu i Partisë  Demokratike të Kosovës dhe...

Çfarë ndeshje në “Olimpico”, Roma shënon të dytin ndaj Lazios

Roma ka shënuar golin e dytë të ndeshjes ndaj...

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Një automjet në Korçë është bërë objekt kontrolli nga...

S’vonojnë “Djajtë e Kuq”, Shaw shënon ndaj Forestit

Manchester United e ka nisur mbarë ndeshjen ndaj Nottingham...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Sejdi Hoxha, ka thënë se subjekti i tyre po i diskuton të gjithë skenarët sa i përket zgjidhjes së çështjes së presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

“PDK është duke i diskutuar të gjithë skenarët e mundshëm dhe kur të vjen momenti do ta shpreh qëndrimin e saj”, tha ai, gjatë konferencës për media ku shpalosi kundërshtinë për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti.

Deputeti i PDK-së tha se janë tre skenarë përmes së cilëve qeveria po tenton të kamufloj.

“Qeveria u mundua të kamufloj qëndrimin me tre skenarë. Një qeveri që del me tre skenarë tregon që nuk e ka asnjë. Vetëm në shkollën Mihal Grameno kanë mbetur pa mësim mbi 3 mijë nxënës Një qeveri e lodhët që nuk është në gjendje të menaxhoj mbarëvajtjen e mësimit në qytete, imagjinoni se çfarë mund të jetë gjendja në fshatra. PDK kërkon nga qeveria Hoti që të angazhoj për vizitë psikolog në shkolla. Është për të ardhur keq se si kjo qeveri po politizon bordet e universiteteve publike. Kjo qeveri është duke hyrë në mënyrë flagrante edhe në agjencitë e pavarura Ne jemi për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, por në asnjë forme në këtë mënyrë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz