BallinaSportSefer Seferi mposht hungarezin Lazlo Hubert, fiton titullin Interkontinental të WBF-së

Sefer Seferi mposht hungarezin Lazlo Hubert, fiton titullin Interkontinental të WBF-së

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Sefer Seferi ka arritur edhe një fitore në boksin profesionist duke fituar titullin World Boxing Federation (WBF) Intercontinental.

Shqiptari ka triumfuar kundër Lazlo Hubert, një boksier i njohur i arenës ndërkombëtare.

Seferi ka arritur që me disa goditje të fuqishme të nokautojë kundërshtarin hungarez në raundin e dytë në Burgdorf të Zvicrës.

Për boksierin shqiptar nga Gostivarit është kjo ishte lufta e 22-të në boksin profesional dhe deri më tani ka shënuar njëzet fitore dhe një barazim.

Kujtojmë se boksieri ynë fitoi kampionatin WBF Intercontinental Cruiserweight në vitin 2010, por për arsye të ndryshme kurrë nuk bëri një mbrojtje të titullit.

Ndryshe, Sefer Seferi është vëllai i ish-boksierit të mirënjohur, i njohur si “Tyson shqiptar”, Nuri Seferit. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz