Boksieri shqiptar, i cili vepron në Zvicër, Sefer Seferi, shumë shpejt mund të ketë meçin e karrierës së tij.
Nëse ky meç do të realizohej, atëherë do të ishte ndeshja më e madhe në karrierë për boksierin shqiptar
Siç shkruajnë mediat angleze, Sefer Seferi është një nga kundërshtarët e mundshëm të gjigantit, Tyson Fury, përcjell albinfo.ch.
Ish-kampioni i botës është i gatshëm të rikthehet në ring, dhe mund të përballet me boksierin shqiptar, i cili vepron në Zvicër.
Lajmi më pas është konfirmuar nga mediat gjermane, duke cituar ato angleze.
Fury ka konfirmuar se pas dy vitesh e gjysmë pushim, do të rikthehet në ring më 9 qershor, në një duel që do të zhvillojë në Mançester.
Ai ka kërkuar katër duele, para se të zhvillojë meçin kryesor, ndaj Anthony Joshua. Ky duel pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm.