Teksa në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor dhe pritet vendimi përfundimtar, Ali Sefaj ka reaguar në emisionin “Kosova Live” në T7, me emocione për Jakup Krasniqin.
Ai e ka cilësuar Krasniqin si figurë të papërsëritshme, duke shprehur shpresën që ai të lirohet dhe vitet e fundit të jetës t’i kalojë në atdhe.
“Baci Jakup është i papërsëritshëm. Uroj dhe shpresoj që të lirohet dhe vitet e fundit t’i kalojë në vendin e vet”, është shprehur Sefaj.
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa vendimi i trupit gjykues pritet me interes të madh nga publiku.
Video: