back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSecili biznes që s’pastron hapësirën para lokalit do të ndëshkohet në këtë...

Secili biznes që s’pastron hapësirën para lokalit do të ndëshkohet në këtë qytet!

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Të gjitha bizneset në Komunën e Suharekës që nga sot obligohen që hapësirën publike para lokalit ta pastrojnë çdo ditë, shkruan IndeksOnline.

Këtë vendim e mori sot kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai tha se për mosrespektim të kësaj urdhërese, do të ndëshkohet nga inspektorët me gjoba mandatore, secili që nuk e zbaton.

“Secili biznes kudo në Komunën e Suharekës, obligohet që hapsirën publike para lokalit apo objektit, në të cilin e ushtron veprimtarinë biznesore, që ta mirëmbajë (pastrojë) çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Për mosrespektim të kësaj urdhërese, do të ndëshkohet nga inspektorët me gjoba mandatore, secili që nuk e zbaton.

Duhet ta kemi të qartë se nuk ka kompromis për zbatimin e kësaj urdhërese.

Bashkë me vullnetin më të mirë e realizojmë synimin tonë që Komuna e Suharekës të mbetet komuna me ambientin më të mirë në Kosovë”, tha ai./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz