back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeSeanca për presidentin pa opozitën, Konjufca përballë Kollçakut

Seanca për presidentin pa opozitën, Konjufca përballë Kollçakut

Të ngjajshme

Musliu: Prej kujt po tutesh që po mbani seanca natën?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka parashtruar një...

Peaky Blinders: Kthimi i Tommy Shelby në ekranin e madh

Pas gjashtë sezoneve televizive nga 2013 deri në 2022,...

Bëhen bashkë Alba Pollozhani e Olsa Muhametit

Ditë më parë ka përfunduar edhe edicioni i katër...

Seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur për zgjedhjen e presidentit po vazhdon vetëm me pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të koalicionit.

Në sallë aktualisht janë vetëm 66 deputetë, transmeton IndeksOnline.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj është obligim kushtetues, që të marrin pjesë në zgjedhjen e Presidentit.

Partitë opozitare, PDK dhe LDK, janë larguar nga salla e Kuvendit, duke refuzuar të marrin pjesë në vazhdimin e seancës.

Thirrja e kësaj seance u bë e mundur pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi edhe kandidatin e dytë për president. Përveç Glauk Konjufcës, kjo parti propozoi edhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku si kandidate për postin e presidentit.

Me largimin e opozitës nga seanca dhe mungesën e votave të nevojshme, pritet që Kuvendi i Kosovës të shpërbëhet gjatë mbrëmjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz