back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeSeanca e sotme, Cakolli: Dështoi sepse s’ndryshoi qasja, propozimi i kandidatëve që...

Seanca e sotme, Cakolli: Dështoi sepse s’ndryshoi qasja, propozimi i kandidatëve që s’i kanë votat është vazhdim i bllokadës

Të ngjajshme

Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e voton Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi-Mehmeti, e cila është bashkëshortja...

Maliqi jep dy shpjegime pse VV s’po bën kompromis: Ish-opozita po tregohet më se korrekte

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar situatën...

Shtëpia e Bardhë hap llogari zyrtare në Tik-Tok, videot e para me Trumpin

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare...

Ishte i dënuar me 8 muaj burgim, arrestohet 24 vjeçari në Kaçanik

Mbrëmë në Bob të Kaçanikut është arrestuar një 24...

Haxhiu: Nuk ka qenë problem emri im, por problemi është me Vetëvendosjen

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes...

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ajo dështoi sepse nuk dyshoi qasja edhe pse ndryshuan emrat. Ai ka vlerësuar edhe se, propozimi i kandidatëve që nuk i kanë votat, është vazhdim i bllokadës.

Cakolli shtoi edhe se është e paqartë se pse, kryesuesi i seancës Avni Dehari e mbylli seancën, edhe pse ky i fundit bëri mirë që konsumoi më shumë kandidatura.

Ai po ashtu ka shtruar pyetjen se pse s’u provua edhe me tri apo katër kandidatura pasi që u provua me dy.

Postimi i plotë:

Sot për herë të parë u provuan dy kandidatura për Kryetar të Kuvendit brenda një seance – një situatë e re pas aktgjykimit të Kushtetueses.

Por edhe kjo përpjekje dështoi, sepse emrat ndryshuan, por jo qasja. Në mungesë të vullnetit politik për një marrëveshje të bazuar në kompromis, propozimi i kandidatëve që dihet paraprakisht se nuk i kanë votat, është thjesht vazhdim i bllokadës.

E pakuptimtë mbetet edhe mënyra se si u menaxhua seanca nga kryesuesi i seancës. Ndonëse Avni Dehari bëri mirë që konsumoi më shumë kandidatura, është e paqartë pse e mbylli seancën pas dy përpjekjeve – pa ndonjë bazë që e kufizon numrin e votimeve.

Nëse u provua me dy, pse jo tri, katër apo aq sa duhet deri në një zgjidhje? Sepse, në mungesë të ndonjë rregulli kufizues, ajo që duhet të vihet në shprehje është përgjegjësia politike për të gjetur një kandidaturë të suksesshme. Por, edhe sot, kjo përgjegjësi mungoi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz