back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaOpinione"Se di se me çfarë fytyre do vini në Drenicë në kohë...

“Se di se me çfarë fytyre do vini në Drenicë në kohë të zgjedhjeve?!”

Të ngjajshme

Shkruan Adelinë Hoxhaj

Sot protestës i’u bashkuam të gjithë banorët e Runikut e Drenicës pa dallim pikëpamjeve politike. Aty pashë aktivistë të të gjitha partive po çka rreth përfaqësuesve?
Në protestë ishin dy kryetarët e Drenicës dhe 5 deputetë të PDK-së. (Kërkoj falje nëse m’ka ikë edhe ndonjë pa e pa).
A vetëm 5 deputetë i ka parlamenti i Kosovës a?
Nga 120 deputetë gjithsej, 100 i përkasin partive tona politike shqiptare çka nënkupton që nga 100% vetëm 5% e përfaqësuesve ishin me ne sot, e kuptuan dhimbjen tonë sot, u vunë përpara dhe u kujdesën për sigurinë tonë sot. Por të tjerët?
Populli ndihet i zhgënjyer sot por mos keni dert i mbajmë në mend fytyrat. Vetëm deputetët e PDK-së ishin sot me ne!
Ju deputetë të Vetëvendosjes e PSD-së e LDK-së që dini me folë veç në konferenca për shtyp, s’kemi nevojë për këshillat e filozofitë e juve se a kemi vepru mirë a keq, e dimë ne vetë!
“Është lehtë me kcy në darsëm të huj”, është lehtë me folë kur se ndjeni dhimbjen e tjetrit. Bile një përfaqësues i juve të vinte e marrtë djalli be ju jeni koxha të “zotë” e organizatorë të protestave.
Sidoqoftë Një thënie populli e thotë: ”kur s’jeni me ne në kohë të vështira, as kur jemi rehat mos ejani”.
Ju sot nuk erdhët, se di se më cfarë fytyre do vini në Drenicë në kohë të zgjedhjeve?!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz