back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajme“S’do të jap para për kryetarët që vjedhin”, Ibrahimi-Kurtit: Fyerje për kryetarët

“S’do të jap para për kryetarët që vjedhin”, Ibrahimi-Kurtit: Fyerje për kryetarët

Të ngjajshme

Një deklaratë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se nuk do të japin buxhetin e shtetit për sipas tij ndaj kryetarëve që vjedhin, po konsiderohen fyese dhe nxitje të përçarjes mes institucioneve lokale dhe qendrore.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se deklarata e Kurtit është tregues që ai nuk bënë përpjekje për bashkëpunim ndërinstitucional.

“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i përbërë nga kryetarët e komunave të partive të ndryshme politike, pas deklaratës të fundit të kryeministrit Kurti rreth kryetarëve në ardhje apo në përgjithësi kryetarët e komunave, ku doli me një deklaratë që nuk ishte që të bëhet përpjekje për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të nivelit lokal dhe qendror por më shumë duke i fryrë polarizimit në shoqërinë kosovare. AKK vlerësoi se kjo deklaratë e kryeministrit Kurti është një lloj fyerje për kryetarët e tanishëm por edhe për kryetarët në ardhje sepse janë institucione tjera të cilat vlerësojnë se kryetarët e komunave çfarë veprime bëjnë, nëse bëjnë veprime të cilat nuk janë në kuadër të përgjegjësive të tyre apo ndonjë veprim që bie ndesh me ligjin atëherë janë institucionet e drejtësisë që merren me të”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi është kthyer edhe në deklaratat e 2021-ës kur Kurti sipas tij kishte përdorur gjuhën e njëjtë.

“I kemi zgjedhjet lokale, patëm edhe raundin e parë kur kryetarët e komunave nga partitë e ndryshme fituan garën në raundin e parë, a duhet thuhet se edhe ata kryetarët që janë zgjedhur në vitin 2021 kanë bërë veprime antiligjore apo jo sepse kanë qenë 4 kryetarë nga Lëvizja Vetëvendosje. Duhet të kthehem në vitin 2021 sepse nuk është hera e parë që Kurti shprehet me këtë fjalor, në vitin 2021 në zgjedhjet lokale të atij viti ku 4 kryetar ishin nga Lëvizja Vetëvendosje ku “krimi ka zbritur në nivel lokal” atëherë nëse paska zbritur në vitin 2021 edhe kryetarët e LVV-së janë të përfshirë në këto krime. Gjithashtu duhet të theksoj që i kemi kaluar ato sisteme qeverisëse kur një person ka vendosur për buxhetin e shtetit, tash i kemi ligjet në fuqi”, tha Ibrahimi, raporton Ekonomia Online.

Sipas Ibrahimit, asnjë kryetar komune që nga viti 2021 nuk ka pasur aktakuzë për ndonjë vepër të tillë, duke e cilësuar gjuhën e Kurtit si fyese dhe të papranueshme.

“Kryetarët e komunave prej ardhjes së kryeministrit Kurti në vitin 2021 deri më tani asnjë kryetar i komunës pa marrë parasysh i cilës parti është, nuk e ka asnjë aktakuzë të ngritur për krim siç ka theksuar në vitin 2021 apo për këtë fjalë që e ka përdorur që ‘mos i votoni njerëzit të cilët janë hajna’, kjo është një gjuhë jashtëzakonisht e ulët, sepse kryetari i komunës merr vota të drejtpërdrejta. Në vend që kryeministri në detyrë t’i përfaqësojë dhe t’i mbrojë interesat e të gjitha komunave të Kosovës ai del me deklarata të tilla, ku ne si bord i Asociacionit të Komunave të Kosovës i vlerësojmë si deklarata fyese, në komuna zhvillohet jeta e qytetarit jo në zyrat komode të kryeministrit në detyrë apo ministrave në detyrë, për këtë arsye AKK vlerëson frymën e përmirësimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale e jo polarizimit të mëtejshëm në mes institucioneve qendrore dhe lokale,” është shprehur Ibrahimi.

Ibrahimi po ashtu ka akuzuar Qeverinë se nuk ka bërë ndarjen e barabartë buxhetore.

“Nëse i pyetni kryetarët e komunave, shumica absolute e tyre, theksojnë që po, domethënë që ka pasë pabarazi në ndarjet buxhetore nga ministritë e linjës kundrejt kryetarëve të komunës. Këto janë edhe të argumentuara. Nëse bëni analizë të raporteve financiare dhe projektbuxhetet për këtë vit e shihni që ka pasë dallime drastike në investime kapitale për projekte të reja por edhe për projektet në vazhdimësi, për shembull në vitin e kaluar, në vitin 2024 del që Shtimja e qeverisur nga Lëvizja Vetëvendosje ka përfituar 102.15 euro për kokë banori për investime të reja kapitale, komuna e Gjilanit ka 85.69 euro, komuna e Kamenicës 80.26 euro ndërsa komuna e Prizrenit ka përfituar vitin e kaluar 4.64 euro për kokë banori, komuna e Pejës me 19.07, komuna e Suharekës me 1.77 euro për kokë banori, kemi komuna tjera të cilat nuk kanë përfituar asnjë cent nga ndarjet buxhetore të ministrive të linjës për investime të reja kapitale. Këtë vit e kemi një situatë ku një komunë e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë mjete financiare për investime të reja kapitale sesa komuna e Prishtinës dhe e Prizrenit bashkë. Këto janë ndarjet dhe mesazhet përçarëse dhe fyese të cilat i ka përdorë kryeministri adresuar për zgjedhjet e ardhshme ku do t’i kemi të zgjedhura edhe kryetarët e komunave,” ka theksuar Ibrahimi.

Megjithkëtë, ai ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërinstitucional.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga niveli qendror që të dërgojnë mesazhe bashkëpunimi ndërinstitucional e jo mesazhe përçarëse dhe polarizuese ndërmjet dy institucioneve e sidomos nuk na nevojiten mesazhe polarizuese në shoqërinë kosovare kur jemi në një situatë duke u ballafaquar me shumë probleme,” shtoi Ibrahimi.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se si kryeministër nuk do të ndajë fonde për kryetarë komunash që, sipas tij, “nuk punojnë mirë apo vjedhin”.

“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajmë fjalën: një miliard euro investime nëpër komuna dhe për komunat. Por, ju e dini, unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave, për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë, apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk duan punën, e as ata që dinë e duan të vjedhin. Me ata nuk ka investime e as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës”,tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz