Golden Eagle Ylli ka mbetur pa trajner.
Kjo pasi që skuadra suharekase, ka vendosur të shkarkojë trajnerin spanjoll, Paco Olmos pas rezultateve të dobëta.
Lajmin e ka konfirmuar edhe pronari i Golden Eagle Yllit, Shaqir Palushi.
Gjatë këtyre ditëve, Golden Eagle Ylli pritet të gjejë zëvëndësuesin e Olmosit teksa synojnë të kthejnë formën për play-offin e Superligës së Kosovës./IndeksOnline/
- Advertisement -