back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaLajmeSBASHK-u për 100 eurot: Kryeministër ndera t’u rrittë, por greva do të...

SBASHK-u për 100 eurot: Kryeministër ndera t’u rrittë, por greva do të ketë

Të ngjajshme

WhatsApp së shpejti me një funksion të ri, të shumëpritur

WhatsApp së shpejti do t’u lejojë përdoruesve të kërkojnë...

Rozana Radi rrëfen makthin e përndjekjes: Fillova të mos jetoja…

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka ndarë një histori...

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, ishte në kërkim që nga muaji prill

Është arrestuar i dyshuari për vrasje në tentativë, në...

Klinë: Gruaja sulmohet nga burri, strehimorja e merr bashkë me fëmijën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...
- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar pas njoftimit të Qeverisë për 100 euro mbështetje, duke thënë se kjo krijoi një lloj entuziazmi dhe sindikatat menduan se Qeveria ka ndryshuar ‘qëndrimin e gabuar ndaj sindikatave dhe kërkesave të tyre legjitime’, por pjesa e dytë e deklaratës së kryeministrit Albin Kurti ‘tregoi se ai bashkë me Ministrin Murati këtë veprim e kanë bërë pse u është tekur ashtu dhe se mbështetja me 100 euro vlen vetëm për një muaj’.

“SBASHK-u i thotë Kryeministër t’u rritë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik deri të nis së implementuari Ligji i pagave”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

“Pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës”, është shprehur tutje Zyra për informim e SBASHK-ut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz