back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeSBASHK-u paralajmëron përsëri grevë

SBASHK-u paralajmëron përsëri grevë

Të ngjajshme

Protestuesit e opozitës nisin të gjuajnë flakadanët drejt objektit të kryeministrisë në Shqipëri

Pas fjalimit tëkryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit...

Çështja e Grenlandës, BE-ja mbështet Danimarkën

BE-ja tha sot se blloku prej 27-vendesh qëndron në...

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...
- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar se mund të hyjnë përsëri në grevë.

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se partia që udhëheq me Ministrinë e Arsimit po mundohet që grevën ta hedhin në taborin politik.

- Advertisement -

Ymeri, në RTV Dukagjini ka falënderuar deputetët e LDK-së, pasi sipas tij jo që kanë mbështetur SBASHK-un por kanë qenë parimor në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Menaxheri për financa në SBASHK ka thënë se pavarësisht presioneve as 10% e shkollave nuk kanë mbajtur mësim ditëve të shtuna. Ai thotë se edhe në shkollat që është mbajtur mësimi numri i nxënësve ka qenë shumë i ulët.

Ymeri ka thënë se do të presin vendimin e gjykatës për çështjen e zëvendësimit të orëve. Sipas tij edhe ashtu Ligji i punës nuk i obligon mësimdhënësit që të bëjnë zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Ai ka kritikuar edhe deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu, që sipas tij në Kuvend ka qenë e zëshme në kritika ndaj SBASHK-ut.

“Nëse ajo i ka dashur nxënësit, pse ka braktisur sektorin e arsimit dhe është bërë deputete?!”, tha ai.

Menaxheri për financa në SBASHK ka kërcënuar për një grevë tjetër në arsim nëse sipas tij vazhdohet me presione për zëvendësim të mësimit të humbur ditëve të shtuna.

“Nëse vazhdohet me presion, ne do ta mbledhim Këshillin Drejtues dhe do të vendosim për grevë nga 1-5 prill me qëllim që të mos humbet mësimi pasi nxënësit janë në pushim. Kërkesa jonë do të jetë tërheqja e vendimit të Ministrit dhe përgjegjësia e atyre që e kanë pru në këtë situatë. Përndryshe, nëse brenda javës nuk merret përgjegjësia, SBASHK-u do të vazhdojë grevën dhe do të humbin edhe ditë të tjera mësimi”, tha ndër të tjera Ymer Ymeri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz