back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeSBASHK: Sindikatat propozuan pagë minimale së paku 300 euro, kurse qeveria 264...

SBASHK: Sindikatat propozuan pagë minimale së paku 300 euro, kurse qeveria 264 euro

Të ngjajshme

Xabi Alonso thyen një traditë të Carlo Ancelottit në ndeshjen e parë të La Ligas

Xabi Alonso bëri një ndryshim në rutinën para-ndeshjes së...

Aktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

Melazim Koci, politikolog, Flamur Hyseni, profesor universitar, Fatime Hajdari...

Një penallti, një gol, fitore e parë për Realin në La Liga

Real Madridi ka shënuar fitorën e parë në ndeshjen...

Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar...

Tragjedi në Afganistan, aksidentohet autobusi, të paktën 71 viktima

Tragjike në Afganistan. Të paktën 71 persona kanë humbur...

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka dhënë detaje rreth takmit të Këshillit Ekonomik Social, mbajtur sot, në të cilën pikë e rendit të ditës qe paga minimale në Kosovë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një reagimi u shpreh se propozimi për pagën minimale nuk mori votat e mjaftueshme, duke aluduar se ky ishte qëndrim i sindikatave të cilët nuk deshën ta miratonin propozimin e tyre, përcjell Klankosova.tv.

Megjithatë Ymeri në Info Magazine të Klan Kosovës u shpreh se ishin kundër propozimit të përfaqësuesve qeveritarë ku sipas tij ishte që paga minimale të bëhej 264 euro, krahasuar me kërkesën e sindikatave, që kjo pagë të ishte minimum 300 euro.

”Propozimi i sindikatave ka qenë që paga minimale të jetë së paku 300 euro. Ndërsa ka pasur propozime nga ana e bizneseve 250 euro. Përfaqësuesit e qeverisë dolën me një propozim, 1.50 në orë, që kur përkthehet në pagë është 264 euro, dhe kur janë hedh në propozim, nuk kanë marrë votat e mjaftueshme”.

”Kemi mbetë që javët e ardhshme dhe ditët në vijim të kemi konsulta që të arrijmë në një qëndrim të përbashkët, ne gjithësesi këmbëngulim që paga minimale të jetë mbi 300 euro. Marrë parasysh rritjet që po ndodhin çdo orë”.

”Në letër aktualisht shkruan paga minimale është 170 euro, por në realitet nuk ka pagë 170 euro. Sepse nuk ka punëtor që punon me orar të plotë e merr 170 euro pagë minimale. Prandaj ne s’kemi dashur ta bëjmë një lloj kozmetike, me thanë pe ngrisim pagën e në realitet s’kemi rritë”.

”Në ditët në vijim do mbajmë takime e konsulta”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz