Sonte në Olten të Zvicrës, aty diku kah ora 23:00, boksieri ynë i peshave të rënda, Sazan Kimbo do të përballet me kikboksierin nga Maqedonia Aleksandër Dimevski.
Dueli i sontshëm është i vlefshëm për titullin e Evropës në versionin WKU – K1.
Para këtij dueli, si rëndom, janë kryer dhe matjet zyrtare.. Sazan Kimbo ka peshuar 108 kg kurse Aleksandër Dimevski, gjithsejt, 100 kg.


Ky meç po pritet me interesim nga fakti se të dy kikboskierët janë nga Ballkani dhe, kanë numër të konsideruar përkrahësish në Zvicër..