back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme“Sami Lushtaku tentoi të sulmojë eskortën e Kurtit”, Komuna e Skenderajt paralajmëron...

“Sami Lushtaku tentoi të sulmojë eskortën e Kurtit”, Komuna e Skenderajt paralajmëron padi ndaj Haxhiut

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka fajësuar Sami Lushtakun që ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haxhiu ka shkruar në Facebook, se Lushtaku me veturën e tij zyrtare të Komunës së Skenderaj, “e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”.

E për këtë çështje ka reaguar, zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku i cili për Tëvë1, ka thënë se deklarata e Haxhiut është e pavërtetë.

Ai tutje ka thënë se dega e Skenderajt i ka pezulluar të gjitha për solidarizimin me familjet e viktimave në Çubrel dhe Lushtaku ka pasur një agjendë në Fushë-Kosovë.

Madje ai ka thënë se për këto shpifje ministrja Haxhiu do të paditet.

“Kjo absulotisht është e pavërtetë, dega e Skenderajt i ka pezulluar të gjitha me u solidarizu me familjet e viktimave në Çubrel, edhe gjenerali Lushtaku e ka pasur një agjendë në Fushë Kosovë, edhe me siguri për këto shpifje do të paditet organet e drejtësisë”, ka deklaruar Lushtaku.

Të Fundit

Sport

ShowBiz