Sami Lushtaku shpreh përkrahje për protestën
Drenica Press

Lexo edheU aksidentua para një jave në Skenderaj, vdes një fëmijë në spital

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për protestën e organizuar nga Shoqatat e Dala nga Lufta. Në një postim në rrjetet sociale, Lushtaku ka theksuar se kjo protestë është një shprehje demokratike dhe qytetare ndaj një padrejtësie që, po ndodh para syve të qytetarëve.
“Në mbështetje të plotë të protestës të organizuar nga Shoqatat e Dala nga Lufta si shenjë e shprehjes tonë demokratike e qytetare ndaj një padrejtësie që po bëhet para syve tanë!”, ka shkruar Lushtaku.
Protesta është thirrur në reagim ndaj vendimeve apo veprimeve që, sipas shoqatave të dala nga lufta, cenojnë të drejtat dhe dinjitetin e pjesëtarëve të UÇK-së dhe veteranëve të luftës.

Lexo edheU aksidentua para një jave në Skenderaj, vdes një fëmijë në spital