back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleSami Lushtaku shkruan letër nga burgu

Sami Lushtaku shkruan letër nga burgu

Të ngjajshme

Ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një letre nga burgu ka përkujtuar shokët e luftës, Adem e Hamëz Jasharin si dhe shokët e tjerë të idealit të cilët ngritën tytat e armëve kundër okupatorit serb. Në letrën e ish komandantit të UÇK-së, të cilën e publikoj i biri i tij përmes rrjetit social facebook shkruan:

Letër nga Burgu

Sa herë që vjen fillimi i marsit, më kujtohet që patëm nisur bashkë me Ademin e Hamzën dhe shokët e tjerë për me e çliru vendin tonë nga pushtuesi serb. Ju keni kalu në amshim e ne mbetëm ende duke u mundu me e dërgu në vend amanetin që na e latë. Edhe Epopenë e këtij viti, mbes i përkushtuar që të shkoj pas rrugës të cilën e patëm fillu bashkë. E kujtojmë përherë Epopenë e UÇK-së dhe ata që ranë për idealin më të madh, çlirimin e Kosovës. E them me tërë mendjen e trupin tim, se mbetem përkrah shokëve dhe familjeve të ushtarëve të UÇK-së, në krye me familjen Jashari dhe me komandantin tonë legjendar Adem Jashari.

Përgjithmonë së bashku me familjen Jashari dhe idealin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.

Me respekt,
I juaji Sami Lushtaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz