Sami Lushtaku sfidon Bekim Jasharin: Do të kandidoj për kryetar të Skenderajt, kam aprovimin e Kadri Veselit
BILLI

Lexo edheMoti i keq, anulohen të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

Lushtaku ka thënë se e ka aprovimin e Kadri Veselit për të kandiduar dhe sfiduar kryetarin aktual të Skenderajt, Bekim Jashari.
“Unë e kam thënë publikisht, unë do të kandidoj për kryetar të Skenderajt. Asnjëherë më i vendosur nuk kam qenë, e kam përkrahjen e PDK-së, ka thënë Lushtaku në një intervistë për kallxo.com.
Ai ka shtuar se sa ka qenë këtu Kadri Veseli ia ka dhënë aprovimin Kadri Veseli.
Lushtaku ka thënë se e kanë shtyrë disa projekte jetike që të kandidojë që kanë mbetur pa u kryer, si kompleksi i UÇK-së.

Lexo edheMoti i keq, anulohen të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”
Kujtojmë se Bekim Jashari së fundmi në një intervistë të dhënë për “Debat Plus” ka bërë akuza të rënda në drejtim të Lushtakut, duke thënë se sipas informatave që i ka marrë nga qytetarët, Samiu ka qëndruar larg fronteve të luftës dhe shumë rrallë ka ardhur tek lagjja e Lushtakëve.
Jashari ka thënë se Sami Lushtaku për pesë vite ka qëndruar në Gjermani nga viti 93 deri në vitin 98. /Reporteri.net/.