back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeSami Lushtaku rizgjidhet kryetar i PDK-së në Skenderaj

Sami Lushtaku rizgjidhet kryetar i PDK-së në Skenderaj

Të ngjajshme

Nga Kuvendi në diplomaci – Ish-ministrja përgëzon Konjufcën për detyrën e re

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka uruar...

Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare

Është mbledhur për herë të parë Kryesia e Kuvendit...

MKRS-ja publikon listën preliminare të kategorizimit të sportistëve

Ministria e e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar...

Berisha: PLE pjesë e Qeverisë së re, komuniteti egjiptian sërish me përfaqësim ministror

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka...

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është rizgjedhur Shef i partisë në Degën e Skenderajt. Ai ka marrë 215 vota ndërsa 21 kanë votuar kundër. Votimi ishte i fshehtë. Zyrtarë të PDK-së kanë thënë se gjithçka ka shkuar sipas rregullave zgjedhore.

Sami Lushtaku do të jetë edhe katër vite Kryetar i PDK-së në Skenderaj. Kjo pasi sot kanë përfunduar zgjedhjet e PDK-së në këtë komunë, ku për Lushtakun kanë votuar 215 delegatë të degëve të Skenderajt ndërsa 21 kanë votuar kundër.

 

Rezultatin përfundimtar e kanë konfirmuar zyrtarë të PDK-së në Prishtinë që kanë mbikëqyrur procesin.

Votimi ka qenë i fshehtë derisa grupi i Nuredin Lushtakut dhe Bekim Jasharit s’kanë hyrë farë në garë.

Kryetari i rizgjedhur i PDK-së në Skenderaj ka thënë se nuk do të garojë për Shef të krejt partisë. Mirëpo, ka paralajmëruar se nëse Kadri Veseli i humbë edhe një herë zgjedhjet do të kërkojë largimin e tij.

Lushtaku është pjesë e PDK-së prej themelimit. Ka fituar të gjitha zgjedhjet lokale në Skenderaj edhe në kohën kur ishte në burg i akuzuar e pastaj i shpallur i pafajshëm për krime lufte.

Gjatë zgjedhjeve partiake në Skenderaj Lushtaku është sfiduar nga kushëriri i tij, Nuredin Lushtaku, i cili ka vendosur të përkrahë Kryetarin e Komunës, Bekim Jashari.

Nuk dihet nëse Nuredin Lushtaku, Bekim Jashari e Bekim Haxhiu do të krijojnë parti të re, do të kalojnë në AAK apo do të mbesin ende në PDK.

Të Fundit

Sport

ShowBiz