back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeSami Lushtaku ngushëllon për dy humbje të rënda në Skenderaj

Sami Lushtaku ngushëllon për dy humbje të rënda në Skenderaj

Të ngjajshme

Skenderaj është tronditur nga lajmet për ndarjen tragjike nga jeta të dy qytetarëve të njohur dhe të respektuar, Selim Sylejmani dhe Përparim Mula. Në një reagim emocional, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për humbjen e tyre, duke i cilësuar si figura të dashura e të çmuara për gjithë komunitetin.

“Me pikëllim të madh mora lajmet për ndarjen tragjike nga jeta, në raste të ndara, të dy bashkëvendasve tanë, Selimit Sylejmanit, këpucëtarit të njohur që me punën, thjeshtësinë dhe respektin e tij fitoi dashurinë e secilit qytetar për mbi 42 vite pune në zejën e tij, si dhe Përparim Mulës, një djalë i ri e familjar shembullor, plot mirësi e vlera njerëzore”, ka shkruar Lushtaku në rrjetet sociale.

Ai shton se dhimbja e këtyre humbjeve është e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë Skenderajn, pasi ikja e tyre në rrethana të tilla ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e qytetarëve.

Në fund të mesazhit të tij, Lushtaku ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet Sylejmani dhe Mula, si dhe për miqtë dhe dashamirët e të ndjerëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz