BallinaLajmeSami Lushtaku, i vetmi ish-komandant i UÇK-së me pozitë udhëheqëse (VIDEO)

Sami Lushtaku, i vetmi ish-komandant i UÇK-së me pozitë udhëheqëse (VIDEO)

Të ngjajshme

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka...

Sami Lushtaku iu kthye zyrës ku udhëhiqet Komuna e Skënderajt. Por tash si numri dy, pas kryetarit të ri, Fadil Nura.

Ish-komandanti që udhëhoqi me Zonën Operative të Drenicës, të paktën tash për tash, do të jetë i vetmi ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare që ka pozitë udhëheqëse shtetërore.

Këtë epitetin e fundit, nga e marta e humbi ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama, që dha dorëheqje nga pozita e kreut të FSK-së.

Post në institucione nuk ka as Ramush Haradinaj, dikur udhëheqës i UÇK-së në Dukagjin, më pas edhe dy herë kryeministër. Partia e tij, AAK, është opozitë në parlament.

Ulëse në Kuvend, por as në institucione të shtetit, nuk ka as ish-anëtari i Shtabit të përgjithshëm, Fatmir Limaj që udhëheq me NISMA-n.

Njësoj as Rrustem Mustafa i Llapit, Ahmet Isufi i Karadakut e Shukri Buja i Nerodimes.

Kurse ish-bashkëluftëtarët e tyre që më pas ishin kryeministra, ministra e ambasadorë, Agim Çeku, Rrustem Berisha e Sylejman Selimi, së fundmi janë aktivizuar me një organizatë të emëruar “Kodi i Gjeneralit”, që do të merret me tema ushtarake.

E katër ish-eprorë të UÇK-së kanë një fat më ndryshe se këta paraprakët. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi gjenden në Hagë ku po përballen me akuzat e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Ish-drejtori politik i UCK-së, Thaçi u detyrua të largohet nga posti i presidentit, Veseli ta lëshojë pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike si edhe atë te deputetit, sikur Selimi që në këtë cilësi ishte edhe shef i grupit parlamentar te Vetëvendosjes. E Krasniqi, që dikur ishte kryetar Kuvendi, kaherë ishte tërhequr nga postet drejtuese shtetërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz