back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeSami Lushtaku flet për vrasjen për të cilën u akuzua, nuk dihej...

Sami Lushtaku flet për vrasjen për të cilën u akuzua, nuk dihej emri i të vrarit

Të ngjajshme

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se i beson tërëisht ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, në deklaratat e tij.

Ai ka thënë se për 15 vjet me radhë është maltretuar nëpër gjykata për një vrasje ndërkohë që gjyqtarët nuk i tregonin as emrin e personit që supozohej që kishte vrarë.

“Nuk kam asnjë arsye që mos t’i besojë, për vet faktin që ka qenë njëri prej figurave qendrore të EULEX. Vërtet i ka ditur të gjitha zhvillimet brenda EULEX-it. Cila është arsyeja e tij e mardh në Kosovë dhe me shpif. Mendoj se i ka thënë gjërat e vërteta dhe mendoj se mediat dhe institucionet duhet të merren me deklaratat e tij sepse vërtet në Kosovë ka ndodhur dicka që nuk ka ndodhur në asnjë pjesë të botës. Akuzat kanë qenë të rënda. Unë jam akuzuar për një vrasje edhe pse unë gjatë gjithë kohës kam kërkuar me ngulm të dijë emrin e atij që e kam vrarë. Është dashur të ketë prova dhe dëshmi për atë që ka ndodhur në rastin “Drenica”. Jo vetëm me mua por edhe kolegët. Një dëshmitar e kam parë në një emision për rastin Demaku ishte plagosur në vitet e 80-ta dhe akuzonte ushtarët e UCK-së sikur rasti të kishte ndodhur gjatë luftës”, ka thënë ai. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz