BallinaLajmeSami Lushtaku falënderon qytetarët pas tubimit në Skenderaj: Mandati i ardhshëm do...

Sami Lushtaku falënderon qytetarët pas tubimit në Skenderaj: Mandati i ardhshëm do të jetë i zhvillimit

Të ngjajshme

Sami Lushtaku, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, ka reaguar pas tubimit të mbajtur dje në këtë qytet, duke thënë se qytetarët atje treguan fuqinë e bashkimit dhe besimit ndaj PDK-së.

Lushtaku ka siguruar qytetarët atje se mandati i ardhshëm do të jetë i zhvillimit dhe i projekteve konkrete në këtë komunë.

Postimi:

Sonte, qytetarët e Skenderajt në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj treguan fuqinë e bashkimit dhe besimit qytetar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është e bashkuar, e vendosur dhe e bindur në fitoren e madhe me 12 tetor.

Bashkë me ekipin e mrekullueshëm të Asamblesë Komunale ju siguroj që mandati i ardhshëm do të jetë mandati i zhvillimit dhe i projekteve konkrete për Skenderajn.

Faleminderit nga zemra ❤️

#VazhdojmëPërSkenderajn

SL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz