Kryetari i Skenderajt, Sami Lashtaku, u lirua nga burgu dy javë më parë. Ai tashmë është në përfundim të mandatit 4-vjeçar. Lushtaku në emisionin ‘Komiteti’ ka treguar për të ardhmen e tij pasi u lirua nga të gjitha akuzat.
Ai ka thënë se nuk ka kurrfarë ambicie politike, duke shtuar se gjithmonë do të jetë anëtar i PDK-së.
Kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë ta ketë ndarë mendjen që të mos kandidojë sërish për këtë pozitë. Por tha që deri në fund nuk i dihet kësaj pune.
Sipas tij, ai ka nevojë që t’i përkushtohet më shumë fëmijëve të vet, nipave e mbesave.