back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleSami Lushtaku dhe 23 persona të tjerë pritet të dalin para gjykatës

Sami Lushtaku dhe 23 persona të tjerë pritet të dalin para gjykatës

Të ngjajshme

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me djalin e tij, Mërgim Lushtaku dhe 22 persona të tjerë, në mesin e të cilëve zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, gardianë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të Lushtakut pritet të dalin para gjykatës në shtator.

Lushtaku dhe 23 të tjerët pritet të ballafaqohen me akuzat e prokurorit të EULEX-it për arratisjen e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga spitali i Prishtinës në vitin 2014.

Lajmin për caktimin e seancës ndaj këtij rasti e kanë bërë të ditur burime të “Arbresh.info” brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Sipas të njëjtit burim, vonesa e caktimit të seancave ndaj këtij rasti ka ardhur për shkak të agjendës së ngjeshur të gjyqtarit të rastit, i cili ka pasur të caktuara lëndë shumë të ndjeshme.

Në nëntor të vitit 2016 prokurori i  EULEX-it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ngriti aktakuzë ndaj kreut të Skenderajt Sami Lushtaku dhe 23 personave të tjerë.

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë përshkruan në detaje mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali për në një banesë.

E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut, drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të shërbimit korrektues.

Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në burgun e Mitrovicës, si dhe djalin e tij, Mërgim Lushtaku.

Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e po ashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët, sipas aktakuzës u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.

Njëzetë e katër të pandehurit  akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikjen e të burgosurve nga Spitali i Prishtinës në maj të vitit 2014, kujdesin mjekësor që iu është dhënë disa të burgosurve, dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’.

Hetimet sipas prokurorit të këtij rasti ishin zhvilluar me qëllim që të ndiqeshin penalisht disa të pandehur, të cilët, edhe pse ishin burgosur, patën mundësinë e organizimit të një grupi të përkushtuar për të bërë presion mbi deklaratat gjyqësore të dëshmitarëve kyçë kundër të pandehurve kryesorë në rastin ‘Drenica’. Për këtë rast janë suspenduar  disa zyrtarë të lartë të  Shërbimi Korrektues i Kosovës, përfshirë, Emrush Thaçin, Shemsi Hajrizin, etj.

Ndryshe, më 20 maj 2014, tre eprorët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar në rastin e  ashtuquajturin “Grupi i Drenicës”,  Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari ishin arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë, ku po trajtoheshin për disa  muaj.

Arratisja e tyre kishe ardhur në ditën kur Gjykata e EULEX-it vendosi t’i transferojë ata në një qendër paraburgimi në Mitrovicën e veriut.

Tre të arratisurit, Lushtaku, Haxha dhe Jashari kishin  muaj që po qëndronin në QKUK, për arsye shëndetësore në pamundësi të trajtimit nga qendra shëndetësore në burgun e Dubravës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz