BallinaLajmeSami Lushtaku bëhet kryetari i ri i PDK-së?!

Sami Lushtaku bëhet kryetari i ri i PDK-së?!

Të ngjajshme

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin...

Ish-kryetari i Skënderajt për disa vite, dhe kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, pritet ta merr timonin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lushtaku, i cili njihet për fuqinë e madhe që ka në këtë parti, pritet që të jetë kryetari i ri i saj, në vend të kryetarit aktual Kadri Veselit.

Gazeta NewBorn, nga burime të sigurta brenda strukturave të larta të PDK-së, mëson se Lushtaku dhe rrethi i tij i ngushtë tashmë kanë nisur përgaditjet që ai të zgjedhet kryetar i ardhshëm i PDK-së.

Tani në PDK ka filluar procesi i zgjedhejve ku pritet të zgjedhen kryetarët e rinjë në degë e nëndegë, për tu përfunduar me zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Këshillin Drejtues të partisë dhe më pas me zgjedhjen e kryetarit të ri, raproton Gazeta NewBorn.

Siç mëson Gazeta NewBorn, Sami Lushtaku deri më tani ka pëlqimin e degës së PDK-së në Skënderaj, Drenas e Klinë si dhe asaj të Vushtrrisë.

Lushtaku, kishte qenë komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës dhe bashkëluftëtar i Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit në PDK bën kryetar Kadri Veselin, i cili që dy mandate është kryetar i Kuvendit të Kosovës/Gazeta NewBorn/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz