back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeSallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar

Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar

Të ngjajshme

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, mori sot pjesë në...

Bie çmimi i naftës në tregjet globale

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa investitorët po...

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova dhe shtatë vende...

Anëtarët e Mekanizmave Koordinues Lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore janë bërë bashkë këtë të hënë , aty ku u prezantuan dhe diskutuan Rregullorja për Mekanizma Koordinues Lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore, si dhe Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e procedurës për ofrimin e shërbimeve nga fondi emergjent për nevojat e viktimave gjatë qëndrimit të tyre në stacionet policore.

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu e ka quajtur këtyë si moment të rëndësishëm, ku sipas tij, shteti, shoqëria dhe komunitetet bashkëpunojnë për të ndaluar dhunën dhe për të mbrojtur dinjitetin e çdo njeriu.

“Për herë të parë, niveli lokal ka raportuar zyrtarisht punën e tij tek niveli qendror. Kjo ndodh në kuadër të zbatimit të një detyrimi ligjor, dhe është rezultat i një përpjekjeje të qeverisë e të institucioneve për t’i dhënë mekanizmave koordinues të nivelit lokal një rol të qartë, të strukturuar, dhe të detyrueshëm”, u shpreh ministri Sallahu.

Ai shtoi se, sipas rregullores, detyrat dhe përgjegjësitë e mekanizmit koordinues lokal përfshijnë identifikimin e nevojave për mbështetje të viktimave, koordinimin e politikave dhe shërbimeve, draftimin e planeve të veprimit, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, dhe ngritjen e ndërgjegjësimit për tolerancë zero ndaj dhunës.

Sallahu tha se ndryshimi i normave shoqërore trajtohen më së miri kur ka një sinkronizim midis ligjit, praktikës, dhe kulturës shoqërore.

 “Kur mekanizmat lokalë raportojnë tek niveli qendror, ata i japin shoqërisë një mesazh të qartë: ne nuk do të lejojmë që problemi të mbetet i heshtur. Ne nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar. Ne jemi një komb që përballet me të vërtetën dhe dëshiron të ndërtojë rrugën drejt një familjeje, një komuniteti, një shoqërie, ku dhuna nuk ka vend”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz