back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeSallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy opsione për të zgjidhur ngërçin në Kuvend

Sallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy opsione për të zgjidhur ngërçin në Kuvend

Të ngjajshme

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka dy zgjidhje kushtetuese për situatën e krijuar me mospropozimin e kandidatit për nënkryetar të Kuvendit nga ana e Listës Serbe.

Sipas Sallahu, zgjidhja e parë është që Gjykata, në bazë të nenit 67 paragrafi 4 të Kushtetutës, ta vlerësojë si heqje dorë mospropozimin e kandidatit nga ana e Listës Serbe, duke konstatuar kështu se Kuvendi e ka përmbyllur fazën kushtetuese të konstituimit.

“E para, Gjykata Kushtetuese mbi bazën e nenit 67 par. 4 të Kushtetutës duhet të vlerësojë qartë se refuzimi i Listës Serbe për ta propozuar kandidatin nga radhët e saj për nënkryetar të Kuvendit, nënkupton që ky subjekt politik ka hequr dorë nga kandidati i tyre për nominim për nënkryetar të Kuvendit dhe si i tillë Kuvendi i Kosovës tashmë e ka përmbyllur fazën kushtetuese të konstituimit të vet”, ka thënë Sallahu.

Ai ka theksuar se një praktikë e tillë është ndjekur edhe në aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës për formimin e qeverisë, ku mosparaqitja e mandatarit është interpretuar si humbje e të drejtës kushtetuese nga subjekti përkatës.

Zgjidhja e dytë, sipas Sallahut, është që Gjykata të vlerësojë se Kuvendi tashmë ka ezauruar të gjitha përpjekjet për konstituim, përfshirë edhe procedurën e shortit të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, që është përsëritur tre herë për secilin kandidat.

Në këtë rast, ai kërkon që Gjykata t’i japë autorizim Presidentes që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, bazuar në nenin 82 të Kushtetutës përmes analogjisë.

“Çdo vendim tjetër, në formë kundërkushtetuese, Republikën tonë e bën të varur nga një subjekt politik i cili çdo ditë minon rendin kushtetues të vendit tonë”, ka shkruar Sallahu në një postim në rrjetet sociale./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz