back to top
Monday, November 3, 2025
BallinaLajmeSalihu nga GAP: Kryeministri nuk ka kompetencë ligjore të vlerësojë performancën e...

Salihu nga GAP: Kryeministri nuk ka kompetencë ligjore të vlerësojë performancën e komunave

Të ngjajshme

Neda i jep fund martesës 10 vjeçare

Drama në showbiz! Opinionistja e njohur Neda Balluku ka...

Ky detaj do ta lidhë gjithmonë Xhenetën me Gjestin

Ish-banorja e BBVK tregon kujtimin special që mban nga...

Ana me dedikim romantik për Kevinin: Nuk e di si ta falenderoj Zotin…

Ish-banorja e BBVK, Ana përmes rrjeteve sociale i ka...

Çitaku – Spiropalit pas vizitës në Hagë: T’u rrit nderi, falë jush luftëtarët s’janë pa atdhe

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora...

Analisti i politikave në Institutin GAP, Bekim Salihu, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se shefi i ekzekutivit nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar performancën e komunave apo për të shpërndarë buxhetin bazuar në preferenca personale.

Sipas Salihut, gjuha e përdorur nga kryeministri cenon autonominë komunale, duke krijuar perceptimin e gabuar se komunat janë të varura nga niveli qendror.

Ai theksoi se një qasje e tillë tejkalon mandatin kushtetues të kryeministrit, pasi “merr rolin e hetuesit dhe prokurorit”, në vend se të nxisë bashkëpunim institucional.

“Kjo qasje nuk është bashkëpunuese apo mbështetëse, por në të kundërt, nxit ndarje dhe pakënaqësi”, ka shkruar Salihu.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, analisti i GAP-it tha se komunat kanë performuar më mirë se qeveria qendrore pothuajse në të gjitha fushat, përfshirë investimet kapitale, menaxhimin e kontratave të prokurimit dhe transparencën financiare.

Sipas tij, rezultatet tregojnë qartë se pushteti lokal po arrin standarde më të larta të qeverisjes dhe se ndërhyrjet politike nga niveli qendror rrezikojnë ta dëmtojnë këtë performancë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz