back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeSali Berisha: Zgjedhjet në Kosovë shembull i demokracisë dhe frymëzim për Shqipërinë

Sali Berisha: Zgjedhjet në Kosovë shembull i demokracisë dhe frymëzim për Shqipërinë

Të ngjajshme

Deliu thotë që s’ka votë për ndonjë kandidat të LVV-së për president

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se nuk...

Barcelona jep informacione pë lëndimet e Kounde dhe Balde

Pos eliminimit nga Kupa e Spanjës, Barcelona mbrëmë humbi...

Dërguti: Ish-presidentja Jahjaga mund t’i futet garës sërish 

Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi...

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka vlerësuar Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025 në Kosovë, duke i cilësuar ato si një sukses të rëndësishëm demokratik dhe një shembull frymëzues për Shqipërinë.

Në një reagim publik, Berisha theksoi se procesi zgjedhor në Kosovë, përfshirë fushatën, administrimin e votës, procedurat e votimit dhe garën e lirë politike, dëshmoi funksionimin e një demokracie në zhvillim dhe respektimin e vullnetit qytetarë.

Ai përgëzoi qytetarët e Kosovës, institucionet shtetërore dhe organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, si dhe subjektet politike për pjesëmarrjen dhe qasjen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar respektimin e rezultatit përfundimtar.

Berisha po ashtu uroi kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin si shprehje të qartë të vullnetit të sovranit. Ai përmendi edhe partitë e tjera politike, duke i përgëzuar për, siç u shpreh, qëndrimet dinjitoze gjatë fushatës dhe pranimin e verdiktit të qytetarëve.

Në përmbyllje të reagimit të tij, kreu i PD-së e cilësoi Kosovën si krenari të shqiptarëve dhe theksoi se zgjedhjet e 28 dhjetorit përfaqësojnë një arritje të rëndësishme për konsolidimin e rendit demokratik në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz