back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSali Berisha: Marrëveshja LVV-LDK, goditje për tradhtarët dhe argatët e Serbisë

Sali Berisha: Marrëveshja LVV-LDK, goditje për tradhtarët dhe argatët e Serbisë

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Berisha tha se marrëveshja e arritur sot është dëshmi e vullnetit konstruktiv të palëve për të respektuar verdiktin elektoral të qytetarëve të Kosovës dhe për t’iu dhënë atyre qeverinë për të cilën votuan.

Berisha deklaroi se marrëveshja e sotme është goditje fatale për “trojkën tradhtar të argatëve të Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë dhe përpjekjeve antishqiptare për copëtimin e Kosovës”.

Shkrimi i plotë:

Nje urim te perzemert!

Miq, pas negociatash serioze dhe intensive kryetari i Levizjes Vetevendosja, z Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa firmosen sot Marreveshjen per koalicionin e partive te tyre per krijimin e qeverise dhe organeve te tjera te bashkqeverisjes se Kosoves.

Marreveshja e arritur sot eshte deshmi e vullnetit konstruktiv te paleve per te respektuar verdiktin elektoral te qytetareve te Kosoves dhe per tju dhene atyre qeverine per te cilen ata votuan.

Por kjo marreveshje eshte nje perpjekje e re per ti dhene Kosoves qeverine e zhvillimit dhe te te ardhmes se saj qe meriton. Marreceshja eshte nje goditje fatale per trojken tradhetare te argateve te Beogradit ne Tirane dhe Prishtine; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, perpjkjeve te tyre antishqiptare per coptimin e Kosoves dhe se fundi krijimin e Serbise se Madhe si Jugosllavia e Re l.

Ndaj ju ftoj miq te pershendesim perzemersisht kryetaret e forcave politike, zotin Kurti dhe zotin Mustafa per marreveshjen e firmosur ne interesin me te mire te Kosoves dhe qytetareve te saj. sb

Të Fundit

Sport

ShowBiz