Salah mban fjalim: Kemi lojtarë të nivelit të lartë, mund të arrijmë suksese me Egjiptin

Mohamed Salah ka folur para skuadrës së Egjiptit gjatë grumbullimit për ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kupës së Afrikës 2027.
Kapiteni i “Faraonëve” shprehu kënaqësinë për raportet mes ekipit kombëtar dhe tifozëve, duke theksuar se skuadra ka potencial për të vazhduar me rezultate pozitive, shkruan Indeksonline
“Falë Zotit, po bëjmë gjëra të mëdha dhe marrëdhëniet tona me të gjithë popullin egjiptian janë shumë të mira. Shpresoj që, me lejen e Zotit, kjo situatë të vazhdojë sa më gjatë”, tha Salah.
Ylli egjiptian theksoi besimin që ka te bashkëlojtarët e tij.
Salah, Mısır Milli Takımı antrenmanında takıma konuştu

Lexo edheAlban Bushi për ardhjet e reja te Shqipëria: Kanë potencial të jashtëzakonshëm!
"Çok şükür iyi işler yapıyoruz ve tüm Mısır halkıyla ilişkilerimiz gayet iyi. Umarım, Allah'ın izniyle, bu durum mümkün olduğunca uzun süre devam eder. Daha önce de belirttiğim gibi, bu oyuncuları her zaman destekliyorum. En…
— 61saat (@61saat) September 23, 2026
“Siç kam thënë edhe më parë, gjithmonë i mbështes këta lojtarë. Kemi lojtarë shumë të talentuar, të nivelit më të lartë, dhe gjithmonë mund të arrijmë suksese që do të na bëjnë krenarë”, u shpreh kapiteni i Egjiptit.
Egjipti do të nisë fushatën kualifikuese për Kupën e Afrikës 2027 më 25 shtator ndaj Angolës në Kajro, ndërsa më 29 shtator do të përballet me Sudanin e Jugut në Juba./Indeksonline/














