Portugezi edhe pse 33 vjeçar, po vazhdon të nuhasë mirë golin, dhe kjo ka bërë që Zidane të mendojë që atë ta vendos si 9 nga sezoni i tjetër.
Vendosja e Ronaldos në pozitën e sulmuesit, do t’i hapte rrugë transferimit të një lojtari që do të luante në krah, dhe ish anëtari i Manchester United ka zgjedhur yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, para brazilianit Neymar.
Kështu së paku ka shkruar sot media spanjolle ‘Don Balon’.
Liverpooli do të pranonte të hiqte dorë nga Salah nëse pranon ndonjë ofertë të majme, që kalon shifrën 150 milionë euro./Lajmi.net/