back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeSafet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës pas seancës së...

Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës pas seancës së jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi

Prokuroria e Specializuar e Hagës po insiston që Hashim...

Radoniqi dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e ardhshëm

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi,...

Me 18 vota për, 10 kundër dhe 2 të pa vlefshme, Safet Kamberi është zgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Seanca e jashtëzakonshme, e cila u mbajt sonte nga ora 21:30, ishte e planifikuar fillimisht për nesër në orën 10:00, por ndryshimi i datës erdhi për të respektuar afatet ligjore të mbajtjes së seancave sipas Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 dhe Statutit të Komunës së Mitrovicës.

Ky ndryshim ishte i nevojshëm pasi seanca konstituive ishte mbajtur më 12 dhjetor 2025, dhe sipas ligjit, seanca e zgjedhjes së Kryesuesit duhet të mbahet jo më larg se një muaj pas saj./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz