Sabit Geci: Më ofruan të dëshmoj kundër Thaçit, Veselit e Haradinajt
03
Lexo edheMustafa: S’mund të them se i garantoj 28 votat e LDK-së për Qeverinë e Vetëvendosjes
Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci në emisionin Frontal në Televizionin T7 ka deklaruar se i kanë ofruar disa herë të dëshmojë kundër disa personave që janë tash në krye të shtetit, raporton Gazeta Express.
Geci thotë se gjatë kohës sa po gjykohej i kanë ofruar që të dëshmojë kundër tash presidentit, Hashim Thaçi, kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj e disa personave të tjera.
“Kundër Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Hashim Thacit, Kadri Veselit, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, më kanë ofruar të dëshmoj diçka”, thotë ai.

Lexo edheMustafa: S’mund të them se i garantoj 28 votat e LDK-së për Qeverinë e Vetëvendosjes
Tutje, Geci shton se nëse ai jepte dëshmi, i kishin premtuar se do të kishte benefite.
“Shiko me familje ku po do me shku, me i pas krejt beneficionit. Unë thojsha po du në Dubai, më thojshin okej edhe në Dubai, thojsha okej në Dubai të Dubravës”, deklaron ai, duke pohuar se asnjëherë nuk ka dëshmuar pavarësisht ofertave që i kishin bërë./GazetaExpress/