Sa vota mori Sami Lushtaku në 2013 dhe sa dje Bekim Jashari
03
Lexo edheSkenderaj, kandidati që mori më së shumti vota pas Bekim Jasharit
Bekim Jashari fitoi pa balotazh zgjedhjet lokale në Komunën e Skenderajt të dielën, kur arriti të siguronte 13 mijë e 681 vota. Ai do të udhëheq me komunën në katër vitet e ardhshme.
Jashari doli i pari me shumicë votash, duke arritur 85 për qind të votave në Skenderaj.

Në këtë komunë, Jashari kandidoi si i pavarur, por u mbështet edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Partia e Kadri Veselit nuk kandidoi në Skenderaj.
Para katër vitesh, në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kandidati i PDK-së Sami Lushtaku kishte fituar më shumë vota sesa Bekim Jashari të dielën.
Lexo edheSkenderaj, kandidati që mori më së shumti vota pas Bekim Jasharit
Lushtaku – i cili ka shërbyer për 17 vjet si kryetar i Skenderajt – kishte siguruar 15 mijë e 653 vota në zgjedhjet e para katër viteve.
Diferenca e votave mes Lushtakut në vitin 2013 dhe Jasharit në vitin 2017 është rreth 2 mijë vota në të mirë të ish-kryetarit të Skenderajt nga PDK. /Insajderi.com
