back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeSa vota morën në Istog Vjosa Osmani dhe kandidatët tjerë të LDK-së...

Sa vota morën në Istog Vjosa Osmani dhe kandidatët tjerë të LDK-së për deputetë (Dokument)

Të ngjajshme

Trump “selam” trafikantëve të drogës: Do ju vrasim!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së...

107 minuta, 12 tituj / Scott Carson pensionohet nga futbolli

Portieri legjendar, Scott Carson është pensionuar nga futbolli aktiv...

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit...

Nisje pozitive e Dritës në Conference League, ja sa para ka grumbulluar deri tani

Skuadra e Drtiës mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Omonias në...

LDK dhe AAK i thonë “jo” Kurtit: Asnjë votë për formimin e qeverisë

Dy nga partitë opozitare kryesore në vend, Aleanca për...

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka dalë partia e dytë. Podujeva, Peja, Istogu, Fushë-Kosova, Dragashi, Suhareka, Lipjani e Vitia janë qytetet ku LDK-ja ka marrë më së shumti vota.

Në Istogun e Ibrahim Rugovës, LDK-ja ka marrë gjithsej 8 mijë e 350 vota, ose 45,84 për qind, duke lënë pas vetes koalicionin AAK – PSD me 3383 vota apo 18,57 për qind dhe VV-në me 2324 vota ose 12,87 për qind.

Kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, ka marrë 7 mijë e 538 vota.

Gazeta Express ka siguruar listat e rezultateve të LDK-së në Istog:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka përfunduar numërimin e votave të rregullta. Në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 202 mijë e 968 vota ose 25,49 për qind.

Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind.

Lista Serbe 52 mijë e 620 vota ose 6,61 për qind. Koalicioni NISMA – AKR – PD, ka marrë 39 mijë e 495 vota, 4,96 për qind, duke mos arritur ta kalojë pragun zgjedhor. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz