BallinaLajmeSa vite burg mund të dënohet polici që dyshohet se abuzoi seksualisht...

Sa vite burg mund të dënohet polici që dyshohet se abuzoi seksualisht të miturën? Flet avokati Besnik Berisha

Të ngjajshme

Hoti: Unë nuk mund ta rrahë Shkëlzen Gashin

Ministri Andin Hoti ka thënë se dikasteri që ai...

Rreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër, muaj ja sa përfitojë shteti

Rreth 200 milionë litra karburant janë importuar në vend...

KDI kritikon projektligjin për Byronë, vë në dyshim legjitimitetin dhe transparencën

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur sot një konferencë...

KQZ: Mund ta ndërroni qendrën e votimit brenda komunës edhe në periudhën jozgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët se tani...

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së

Është ndarë nga jeta gazetarja shumëvjeçare e RTK-së, Shukran...
Në lidhje me rastin e abuzimit seksual të së miturës në Drenas, Policia e Kosovës sot ka arrestuar policin hetuesin i cili është i dyshuar për pjesëmarrje në rast.

Zëvendësshefit të hetimeve të Stacionit Policor të Drenasit, Vesel Veseli, i dyshuar në lidhje me rastin, sot iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi dyshohet për keqpërdorim seksual të një 16 vjeçare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Vesel Veseli për veprat penale: Keqpërdorimi seksual duket keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë.

Por, cili është dënimi që e pret të dyshuarin për kryerjen e këtyre veprave penale?

Lajmi.net ka kontaktuar avokatin Besnik Berisha i cili ka sqaruar hollësisht dispozitat ligjore në lidhje me këtë rast.

“Në rast se do të vërtetohet nga Gjykata se i dyshuari V.V. ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet nga Prokuroria dhe për të cilat tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, dënimi që mund të përballet ai për veprën penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur poziten, autoritetin apo profesionin është ‘nga 1 deri në 5 vite burgim’, ndërkaq për veprën penale ‘Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë, ai mund të denohet ‘nga 1 deri në 8 vite burgim’”, është shprehur Berisha për lajmi.net.

Gjithashtu Berisha ka shtuar matja dhe lartësia e dënimit sikurse në çdo ras tjetër, edhe në këtë rast është në diskrecion të Gjykatës, e cila vendimin e saj e bazon në ligj.

“Sidoqoftë, matja dhe lartësia e dënimit sikurse në çdo rast tjetër, edhe në rastin konkret është në diskrecion të Gjykatës, e cila vendimin e saj e bazon në ligj, gjithnjë duke marrë parasysh edhe rrethanat personale të kryersit dhe peshën e vepres penale të kryer”, sqaroi më tutje Berisha.

Rasti i rëndë i abuzimit seksual që ka ndodhur në Drenas, ka ngjallur reagime në gjithë Kosovën.

Një vajzë 16 vjeçare, dyshohet se ishte abuzuar seksualisht, nga mësuesi i saj dhe pasi ka shkuar në polici për ta raportuar rastin ishte abuzuar seksualisht edhe nga polici hetues.

E gjithë ngjarja kjo kishte përfunduar në shtatzëni të 16 vjeçares, e cila ishte detyruar të bënte abort. /Lajmi.net/ 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz