BallinaSportSa paguhet Bunjaki si përzgjedhës i Kosovës?

Sa paguhet Bunjaki si përzgjedhës i Kosovës?

Të ngjajshme

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Thyhet rekordi botëror në 50m stil i lirë në not

Cameron McEvoy ka kaluar Cesar Cielon si njeriun më...

Anëtarësimi i Kosovës në pritje, mungon agjenda e Këshilli i Evropës

Ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimit...

Franco Foda sot mban konferencë për media

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda sot paraqitet...

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka deklaruar se nuk ka zgjedhur Kosovën për para, por për dëshirën që t’i ndihmojë vendit.

Në Interaktiv të KTV-së, Bunjaki është shprehur se ka pasur mundësi të vazhdonte karrierën si trajner edhe në vende për pagë më të mirë, por thotë se ka dashur që të ndihmojë Kosovën në krijim të kombëtares dhe për hapat e parë.

Pas humbjes 2:0 nga Turqia në xhiron e katërt të Grupit I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, Bunjaki ka kujtuar edhe periudha të vështira kur shtabi teknik ka punuar pa paga.

Normalisht, jam përballë me probleme të ndryshme. Kemi ofruar disa prej lojtarëve më të mirë. Kushtet nuk ishin maksimale deri në pranim të FFK-së. Më shumë ishte me ndihma personale sesa që paguhej kjo punë. Kemi dashtë ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë kombëtaren”, ka thënë Bunjaki.

I pyetur për pagën e tij në krahasim me të trajnerëve të tjerë që marrin miliona për udhëheqje të kombëtareve të njohura Bunjaki ka thënë se është i kënaqur me aq sa fiton.

“Është një shumë që më bën të jetoj mirë dhe t’i paguaj obligimet. Është pagesë që më mundëson të jetoj nga futbolli. Me pas dashtë para do të shkoja diku tjetër e s’kisha ardh në Kosovë”, ka thënë Bunjaki.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz