BallinaJetëKurioziteteSa mund të fluturojë një aeroplan pasi t’i ndalen të gjithë motorët?

Sa mund të fluturojë një aeroplan pasi t’i ndalen të gjithë motorët?

Të ngjajshme

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, befasi të mëdha në Top 10

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë...

Çka parasheh Projektligji për Shtetësinë, që e miratoi sot qeveria?

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua Projektligji...

Kurti emëron Agon Dobrunën si zëvendësministër në Ministrinë e Hotit

Me vendim të kryeministrit Albin Kurti, Agon Dobruna është...

“The High Life: The Musical” – një panto e çmendur dhe plot gëzim

Alan Cumming dhe Forbes Masson rikthejnë sitcom-in kult të...

Albian Hajdari pati 16 qepje në kokë pas lëndimit kundër Turqisë

Albian Hajdari mund të rikthehet në përballjen e Hoffenheimit...

Pilotët nuk ishin në dijeni se karburanti po derdhej gjithë kohën përgjatë fluturimit nga Toronto në Lisbonë. Kur motori i parë ndaloi punën, u mor vendimi që aeroplani të ulej me forcë në ishujt Azore.

Menjëherë pas kësaj, u ndal edhe motori i dytë dhe ekuipazhi, i cili kishte mbi 20.000 orë përvojë në fluturim, vazhdoi të fluturojë në ajër edhe 120 kilometra të tjerë. Aeroplani aterroi me sukses dhe incidenti hyri në histori si fluturimi më i gjatë pa ndihmën e motorit.

Historia e fluturimit të Air Transat kujton, se edhe nëse të gjithë motorët ndalen, ka ende shanse që pasagjerët të aterrojnë të sigurt. Piloti Patrick Smith në librin e tij “Cockpit Confidential” shpjegon, se pa motor, lartësia e fluturimit të aeroplanit në distancë prej 16 kilometrash bie për rreth 1.6 km. Kjo do të thotë se aeroplani i udhëtarëve, i cili mesatarisht fluturon 10 km në lartësi mbidetare, mund të fluturojë edhe rreth 100 kilometra të tjerë para se të prekë tokën. Por, kjo nuk është gjithmonë njësoj.

Ishte viti 1982 kur aeroplanit të kompanisë British Airlines që po fluturonte nga Auckland i Zelandës së Re drejt Mont Galungung në Java Perëndimore në Indonezi, iu ndalën të katër motorët. Pilotët kuptuan se kishin edhe 23 minuta para se të rrëzohej aeroplani, ndërsa para tij ndodhej rruga e gjatë 146 kilometra.

Derisa aeroplani po i afrohej Xhakartës, ku pritej të aterronte dhunshëm, papritmas u lëshua njëri motor, pastaj i dyti dhe në fund edhe dy të tjerët. Në këtë incident nuk pësoi askush.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz