back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturëSa kushton një statujë Oscar?

Sa kushton një statujë Oscar?

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...
Nuk mund të besohet çmimi i një statuje Oscar.
Mbrëmë ishte nata e rëndësishme e ndarjes së çmimeve Oscars. Fitorja e një çmimi është një arritje e madhe për cilindo aktor. Pesha e një statuje Oscar është e madhe, për vetë atë që ajo simbolizon. Por sa kushton një statujë e tillë? Na lejoni t’ju thyejmë ëndrrat duke ju thënë se një statujë Oscar kushton vetëm 1 dollar.The Academy of Motion Picture Arts and Sciences që organzion eventin e rëndësishëm të industrisë së kinematografisë ka rregulla strikte për sa i përket shitjes së statujave. Sipas rregullores, fituesit nuk mund ta shesin statujën, pa ia ofruar më parë akademisë për çmimin e detyrueshëm 1 dollar. Ky rregull vlen edhe për anëtarët e familjes që trashëgojnë statujat.

Më parë akademia ofronte 10 dollar për një statujë, por rregullorja ndryshoi në vitin 2015, kur statuja e fituar nga Joseph Wright për “My Gal Sal” në 1942-shin përfundoi në duart e Nate D. Sanders – një kompani që shet relike të Hollywood-it.

Nipi i Wright, Joseph Tutalo ia shiti statujën kompanisë së ankandeve Briarbrook, e cila më pas e rishiti te Nate D. Sanders për 79,200 dollar në vitin 2014. Akademia e paditi Briarbrook, në mënyrë që ta detyronte t’i nënshtrohej rregullit të 1951-shit, për t’ia ofruar fillimisht akademisë për 10 dollar.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, rregulli ndryshoi duke e zbritur çmimin nga 10 në 1 dollar.

Ky rregull është i detyrueshëm për këdo që dëshiron të shesë një statujë Oscar, pas fitores. Kjo për arsye se Akademia nuk dëshiron që statujat të bëhen objekte shitjeje, duke qenë se sipas tyre kjo ia ul vlerën një Oscar-i.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz