back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaJetëSa herë në javë duhet t’i lani fëmijët gjatë dimrit?

Sa herë në javë duhet t’i lani fëmijët gjatë dimrit?

Të ngjajshme

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Klinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën...

Pse George Clooney anuloi angazhimet në Festivalin e Filmit?

George Clooney u sëmur gjatë promovimit të filmit të...

Dembele apo Yamal? Busquets “e voton” Topin e Artë

Ousmane Dembélé kundër Lamine Yamal. Kanë mbetur më pak...

Momenti i banjos është shumë i rëndësishëm për rritjen e fëmijës, kjo pasi përveç faktit që e mban atë të pastër, e qetëson dhe argëton.

Duke filluar nga ditëlindja e parë, shumë fëmijë fillojnë të luajnë dhe të djersiten shumë duke shkaktuar tek nëna mendimin se në këtë moment duhet të kryhet një banjo.

Në të vërtetë kjo është e gabuar, pasi banjoja nuk duhet të kryhet shpesh. Sipas disa ekspertëve, larja e tepër e fëmijës e dëmton lëkurën si edhe mund ta bëjë fëmijën alergjik.

Përse nuk duhet ta lajmë shpesh fëmijën? Gjatë fëmijërisë mikrobet përforcojnë sistemin imunitar të fëmijës, i cili është duke u maturuar.

Disa studime kanë nxjerrë përfundimet se larja e tepërt e fëmijës mund të rrisë ekspozimin e tij ndaj alergjive, pa harruar të theksojmë se larja e vazhdueshme e lëkurës së fëmijës me sapun bebesh apo shampo mund të rrezikojë tharjen e tepër të lëkurës dhe për pasojë të shfaqet dermatiti atopik (rrjebulla).

Gjithashtu në lëkurën e fëmijës mund të shfaqen edhe lezione të shkaktuara nga alergjia.

E gjithë kjo ndodh si pasojë e dëmtimit të shtresës së jashtme të lëkurës (epidermës), funksioni i së cilës është mbrojtja e organizmit nga agjentët e jashtëm si të ftohtët dhe dielli.

Sa shpesh duhet të lahet fëmija? Larja e fëmijës në mënyrë të përditshme është e gabuar, sidomos nëse do të përdoret sapun apo shampo.

Të vegjëlit duhet të lahet çdo 3 ditë, pra rreth 2 herë në javë, në mënyrë që të mos dëmtohet lëkura por njëkohësisht të ruhet edhe një higjenë e mirë.

Ka disa zona të trupit të fëmijës sic janë: duart, këmbët, fytyra dhe zona e bebelinës, të cilat duhet ta pastrohen çdo ditë dhe madje disa herë në ditë sidomos gjatë stinës së verës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz