back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaKulturëSa fitojnë në dasma këngëtarët tanë?

Sa fitojnë në dasma këngëtarët tanë?

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Lista e këngëtareve të dasmave e ahengjeve është e gjatë, madje, tani kanë filluar të shkojnë nëpër dasma edhe emra të afirmuar të muzikës zbavitëse. Arsyeja dihet: në dasma ka para, shkruan “Kosovarja”.

Mijëra euro për një dasmë

Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë të një kryetari të shtetit, është më se evidente dhe këtë e di gjithkush që bën dasmë.

Çmimi i këngëtarëve që këndojnë në dasma sillet prej 2.000 deri në 6.000 euro. Pra, një dasmë shqiptare, përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës sonë, e këtu përfitojnë mirë edhe pronarët e restoranteve, kamerierët e të tjerë, ndërkaq familjes që ka gëzim i duhet, patjetër, t’i ketë 10 mijë euro për një dasmë “me të gjitha”, siç thotë populli.

Në kredi për të bërë dasmë

Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës, si këngëtarët: Shkurte Fejza, Mahmut Ferati, Shyhrete Behluli, Remzie e Nexhat Osmani, Motrat Mustafa, Meda, Shkëlzen Jetishi-Xeni, Ramadan Krasniqi-Dani, Edi Furra, Lori etj.

Shuma për një mbrëmje në një dasmë është e njohur për shumicën e atyre që dëshirojnë të argëtohen me këta yje të estradës shqipe.

Pra, çmimi i tyre sillet prej 2.000 deri në 6.000 euro. Goxha para, apo jo?

Siç dihet, disa familje futen edhe kredi për të bërë dasma e bankete të mëdha.

A është zgjidhje kjo?

Këtë e dinë më së miri ata që janë provuar me këtë punë. N. /Kosovarja/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz