Ruzhdi Shehu, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimin e kësaj partie në Junik.
Shehu ka theksuar se përkrahja ka qenë e madhe se për ta, kjo është forcë që të vazhdojnë tutje me punë dhe përkushtim.
‘’Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transformimin e plotë të Junikut’’, ka thënë ai.
Postimi:
Të dashur junikas,
Faleminderit të gjithë juve që sot keni qenë të pranishëm në tubimin e LDK për zgjedhjet lokale 2025.
Përkrahja juaj kaq e madhe, për ne është forcë që të vazhdojmë më tutje, me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit pa dallim.
Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transformimin e plotë të Junikut.
Faleminderit qytetarëve në Junik. Faleminderit mërgatës së Junikut. Faleminderit të rinjëve, grave, kategorive të dalura nga lufta, dhe të gjithë junikasve për mbështetjen tuaj.
Urime Junik. Vazhdojmë +4.
#LDK113
#JunikuPërtej