back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRuzhdi Kurtishaj: Çmimet e larta në turizmin shqiptar po i largojnë kosovarët,...

Ruzhdi Kurtishaj: Çmimet e larta në turizmin shqiptar po i largojnë kosovarët, rrezikohet e ardhmja e sektorit

Të ngjajshme

Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të...

Thomas Partey rikthehet në La Liga, arrin marrëveshje me skuadrën e njohur

Mesfushori ganez, Thomas Partey duket se ka gjetur klubin...

Katër yjet që Chelsea i ka vendosur në shitje

Chelsea po kalon një periudhë me mbingarkesë të dukshme...

Vetmia tek adoleshentët: Një shqetësim global që ndihet edhe në Kosovë

“Ne jemi qenie sociale dhe kemi nevojë për socializim”. Psikologia...

Lamtumirë mes lotëve, Son luan minutat e fundit me Spurs

Ndeshja e sotme e Tottenhamit ndaj Newcastle United ka...

Ruzhdi Kurtishaj, figurë e njohur në sektorin e turizmit dhe transportit, ka reaguar sërish ashpër ndaj ngritjes së çmimeve në Shqipëri gjatë muajve të verës, duke paralajmëruar për pasojat afatgjata që kjo dukuri mund të ketë për turizmin shqiptar.

Në një reagim të publikuar këtë fundjavë, Kurtishaj rikujtoi se që para tre-katër javësh kishte ngritur shqetësimin në media të ndryshme në Kosovë, duke theksuar se rritja e menjëhershme dhe e pakoordinuar e çmimeve në hotele dhe resorte po dëmton përvojën e pushuesve dhe rrezikon zhvillimin afatgjatë të turizmit në Shqipëri.

“Ky shqetësim ka kaluar kufijtë dhe tashmë është bërë temë edhe në media ndërkombëtare. Gazetarë dhe portale italiane kanë raportuar për çmimet e papërballueshme që po i largojnë turistët,” u shpreh Kurtishaj. Ai theksoi se edhe figura të njohura si Blendi Fevziu dhe promotorë të industrisë së turizmit po alarmojnë për situatën, duke e quajtur këtë një rrugë që mund të çojë drejt shkatërrimit të turizmit shqipfolës.

Kurtishaj nënvizoi se shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë turistë sezonalë, por vizitorë të përhershëm përgjatë gjithë vitit që kontribuojnë ndjeshëm në ekonominë shqiptare përmes shpenzimeve në hoteleri, gastronomi dhe transport.

“Nëse kjo kategori e rëndësishme ndjehet e përjashtuar apo e zhgënjyer nga çmimet e tepruara, pasojat nuk do të ndihen vetëm këtë verë, por do të jenë të thella dhe afatgjata,” tha ai.

Në fund të reagimit të tij, Kurtishaj bëri thirrje për reflektim të menjëhershëm: “Turizmi nuk ndërtohet mbi abuzime dhe fitime të shpejta. Kërkohet planifikim, përgjegjësi dhe ndërtim i një marrëdhënieje të ndershme me turistët. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por nuk duhet ta rrezikojmë atë për shkak të lakmisë sezonale.”

- Advertisement -

Të Fundit