back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeRutte nga Shkupi: Do të sigurohemi që KFOR’i në Kosovë të mbetet...

Rutte nga Shkupi: Do të sigurohemi që KFOR’i në Kosovë të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij

Të ngjajshme

Dimitrievski në një vijë me Fillkovin: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, deklaroi për Sitel...

Gruaja e Mirit përballet sonte me të në BB VIP

Pas situatave të fundit që përfshinë Mirin brenda shtëpisë...

Operacion i përbashkët në Prizren/ Kontrolle të shtuara ndaj automjeteve të transportit

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në...

Jasir Asani largohet nga Irani shkaku i luftës: Faleminderit klubit që më ndihmoi!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani është larguar...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut tha se misioni i KFOR’it në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm” dhe “i aftë për qëllimin e tij”.

Këto deklarata Rutte i bëri pas disa raportimeve se SHBA-ja u ka lobuar në muajt e fundit për të zvogëluar operacionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, tha Rutte.

Ndryshe, për këto raportime Pentagoni kishte thënë se aktualisht nuk ka ndryshime në në stacionimin e forcës.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në Shkup, Rutte gjithashtu tha se NATO është e përkushtuar “për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat ngado që të vijë sfida”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz